Mario Mitaj ka zhvilluar ndeshje të nivelit të lartë te Shqipëria, duke i bërë të gjithë tifozët kuqezinjtë “për vete”. Por habia është e madhe sesi ky lojtar nuk aktivizohet në Rusi me Lokomotivën e Moskës.
Dje, Mitaj luajti për herë të parë pas shumë muajsh për 90 minuta kundër Dinamos së Moskës. Ai është zgjedhur edhe lojtari më i mirë i takimit. Por çfarë bëri që trajneri i Lokomotivës, Galaktionov, të ndryshonte mendje dhe t’i besonte shqiptarit? “Mitaj fitoi dy ndeshje me Shqipërinë, psikologjikisht është më mirë tani dhe ka shumë besim te vetja”, tha trajneri i ekipit rus. /Sport Ekspres/