Partizani arriti që të fitonte në derbi kundër Tiranës me shifrat 2-1. Para këtij takimi, në një intervistë për “Ora News” me gazetarin Drilon Xhepollari ishte Gëzim Krasniqi dhe Jurgen Goxha. I pari ka provuar ndjesinë e të luajturit me fanellën e Partizanit, ndërsa tjetri me atë të Tiranës.
“Fiton Partizani 2-0 sot. E pranon edhe Goxha humbjen sot. Kemi vendosur edhe një bast, kush humbet paguan. Nëse humb Tirana, paguan Goxha, nëse humb Partizani, paguaj unë”, tha Krasniqi, që ndodhej në shoqërinë e Goxhës, duke shkuar në stadium. “Unë kam ardhur për Muratajn sot, por fiton Tirana 2-1. Murataj do bëj gol”, tha Goxha mes batutës. /Sport Ekspres/