Partizani dhe Tirana po luajnë sot derbin e parë të kryeqytetit për këtë sezon. Sfida e zjarrtë e kampionatit shqiptar ka marrë një vëmendje të madhe jo vetëm nga tifozët, por edhe nga rivalët e Superiores. Në stadium është i pranishëm edhe trajneri i klubit tjetër kryeqytetas, Dinamos.
Por Di Biaxho është detyruar ta ndjekë pjesën e parë në këmbë. Në tribunën ku ai gjendej nuk kishte asnjë ulëse të lirë, çka e ka detyruar italianin të qendrojë në këmbë në “Air Albania“./Sport Ekspres/