Ylber Ramadani ishte i pranishëm në konferencën për shtyp para ndeshjes mes Shqipërisë dhe Çekisë. Mesfushori shqiptar ka treguar optimizmin e madh dhe situatën fantastike që po kalon në skuadër, por edhe në Kombëtare. “Nëse shkojmë në Europian do të jetë një gjë e madhe për mua, për familjen time dhe gjithë shqiptarët. Edhe në Itali po bëj mirë.
Duhet të futemi me qasjen e duhur dhe pa eufori në këtë ndeshje. Dua të jap maksimumin edhe këtu në Kombëtare, por edhe në ekip. Do të doja t’i tërhiqja të gjithë lojtarët e Shqipërisë në ekipin e Serisë A, që ta bënim sa më të fort skuadrën. Duhet të mos i zhgënjejmë tifozët e Kombëtares, po na mbështesin shumë”, tha Ramadani. /Sport Ekspres/