“Ky është sulmi më i mirë që ka pasur Shqipëria”! Taulant Seferi “tremb” Çekinë: Me tifozët ju mundim, lëmë shpirtin në fushë

Ylber Ramadani ishte i pranishëm në konferencën për shtyp para ndeshjes mes Shqipërisë dhe Çekisë. Mesfushori shqiptar ka treguar optimizmin e madh dhe situatën fantastike që po kalon në skuadër, por edhe në Kombëtare.

“Nëse shkojmë në Europian do të jetë një gjë e madhe për mua, për familjen time dhe gjithë shqiptarët. Edhe në Itali po bëj mirë. Duhet të futemi me qasjen e duhur dhe pa eufori në këtë ndeshje. Dua të jap maksimumin edhe këtu në Kombëtare, por edhe në ekip. Do të doja t’i tërhiqja të gjithë lojtarët e Shqipërisë në ekipin e Serisë A, që ta bënim sa më të fort skuadrën.  Duhet të mos i zhgënjejmë tifozët e Kombëtares, po na mbështesin shumë”, tha Ramadani. Më pas ishte radha e Taulant Seferit që komentoi këtë përballje.

“Më shumë se Çekia ne kemi tifozët, me ta ne jemi edhe më të fortë, luajmë në shtëpinë tonë prandaj edhe do të fitojmë. Duhet të lëmë shpirtin në fushë. Kjo është shumë e rëndësishme. Ka ardhur koha që të shënoj gol edhe në Kombëtare. Konkurrenca këtu është e madhe, për mua është sulmi më i mirë që ka pasur ndonjëherë Shqipëria, e tregojnë golat e shënuar”, tha Seferi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online