Çudia e madhe mbrëmjen e sotme e ka emrin “PSG”. Transferta me risinë e Ligës së Kampionëve nuk ka rezultuar aspak e lehtë për parisienët. Njukastëlli i ka lënë topin për ta zotëruar gjigantëve të Francës, por në fund i ka shkatërruar me shifrat e thella 4-1.
Ndeshja u zhbllokua në minutën e 17 me anë të Almironit, ndërsa Bërni dyfishoi shifrat në të 39-n. Pjesa e dytë e gjen përsëri skuadrën angleze aktive në sulm, duke i çuar shifrat në 3-0 në minutën e 50 falë golit të Longstafit.
PSG reagon vetëm 6 minuta më vonë, kur Hernandezi shënoi golin e vetëm për klubin francez. Megjithatë ky gol i vlen vetëm statistikave. Njukastëlli vulosi shifrat në 4-1 në minutën e 91-të me golin e shënuar nga Fabian Shari, duke bërë që Mbapeja me shokë të largohen të turpëruar nga Anglia./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
??| GOAL: Schar makes it four.
Newcastle 4-1 PSG
— CentreGoals. (@centregoals) October 4, 2023