“Newcastle fitoi 4-1 kundër PSG sot”! Pioli krenohet që Milani nuk pësoi kundër anglezëve: Ky është gabimi ynë i madh

Milani barazoi pa gola në transfertën me Dortmundin duke marrë pikën e dytë në grup, pas atij barazimi 0-0 kundër Newcastle. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, trajneri Pioli ka dalë në konferencën për shtyp duke u krenuar për faktin se Milani nuk pësoi asnjë gol nga Newcastle, që sot shkatërroi 4-1 PSG-në.

“Në pjesën e parë nuk bëmë një ndeshje të shkëlqyer, vuajtëm më shumë se në të dytën. Në pjesën e dytë ka pasur më shumë cilësi dhe kompaktësi, të mos shënosh është shumë zhgënjyese. Zero gola në dy ndeshje të Champions League është gabimi ynë më i madh, duhet të jemi më cinikë. Shumë gjëra që bëjmë janë pozitive, por nuk kemi qenë konkretë dhe cinikë. Dua të filloj sërish nga gjërat pozitive që po bëjmë.

Mbrojtje e fortë? Ecuria e skuadrës që nuk u dorëzua kurrë më jep kënaqësi, fakti i të qenit solid dhe i vëmendshëm është i mirë, paraqitja e dy qendërmbrojtësve ishte e nivelit më të lartë. Djemtë ishin të zhgënjyer në dhomat e zhveshjes, sepse ne donim të fitonim. Grupi? Futbolli është i paparashikueshëm. Në përgjithësi, ne e lamë pas Neëcastle-n, i cili shënoi 4 gola kundër Paris Saint-Germain këtë mbrëmje. Çdo ndeshje ka historinë e vet. Nuk do të jetë surpriza e fundit e grupit i cili do të qëndrojë shumë i ekuilibruar deri në ditën e fundit”, tha Pioli. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online