VIDEO/ Spektakël pa gola në Dortmund-Milan, Manchester City shmang surprizën e hidhur në minutat e fundit

Është mbyllur me emocione të forta raundi i dytë i fazës së grupeve të Champions League-s. Dortmund-Milan dhuroi spektakël me plot raste për gol nga të dyja skuadrat. Por saktësia përpara porte mungoi, duke bërë që ndeshja për përfundonte në baraspeshë 0-0.

Ndërkohë, po në Gjermani, Manchester City ka shmangur surprizën e hidhur në minutat e fundit të sfidës. “Qytetarët” kaluan të parët në avantazh përballë Leipzig-ut me anë të golit të Fodenit të shënuar në minutën e 25, por pak pas fillimit të pjesës së dytë gjermanët barazuan e Opendën.

Rezultati mbeti në baraspeshë deri në minutën e 84-t, kur Julian Alvarezi shënoi golin e dytë për City-n. Fitorja u vulos në minutën e 2-të të shtesës, kur Doku fiksoi shifrat përfundimtare në 1-3 dhe bëri që ekipi i Guardiolës të largohej me tre pikë nga Leipzig-u./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online