Mehmeti është kthyer në një element të rëndësishëm për Partizanin. Mesfushori shqiptar po e zëvendëson me sukses Matondon këtë sezon. Deliallisi ka folur me superlativa për lojtarin e Partizanit. Trajneri i Erzenit është i ftuar në studion e emisionit “Ora Sport” në “Ora News”, ku ka treguar pikat e forta të Mehmetin, të cilin në të shkuarën e ka stërvitur edhe vetë.
“Mehmeti është lojtari im i preferuar. Unë e kam suportuar edhe vjet. Për mua nuk është rastësi që ai luan në atë lloj niveli, pasi potenciali i tij është i jashtëzakonshëm. Mendoj që nuk e ka të gjatë te Partizani. Në verë do të jetë goditja, do të shitet shumë shpejt.
A është më i mirë se Matondo? Absolutisht që po. Mendoj që ai lloj futbollisti nuk ka limite. Unë e njoh shumë mirë. Është lojtar i fortë, fiton duelet. Lojën në ajër e ka shumë të fotë. Ka një cilësi që nuk e kanë shumë lojtarë shqiptarë. Ai në momentin që ndërhyn, nuk ndërhyn për ta hequr topin. Por ai ndërhyn dhe ta merr topin dhe e nis aksionin shumë shpejt.”, ka thënë Deliallisi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/