VIDEO/ Lëvizja e paprecedentë e ndihmës arbitrit, tifozët e Real Madrid nisin vërshëllimat pasi nuk e dinë rregullin e ri

Real Madridi ka mposhtur mbrëmë Real Sociedadin me rezultat 2-1 në derbin e javës së pestë të La Ligës spanjolle. Mirëpo, ajo për të cilën të gjithë po flasin është skena e minutës së 84-të dhe lëvizja e njërit prej ndihmës arbitrave, e cila i tronditi të gjithë në tribuna, teksa erdhën një breshëri fishkëllimash dhe ofendimesh.

Sociedadi shkoi përpara me të gjitha forcat dhe tentoi të barazonte. Reali arriti të mbrohej, por skena që shënoi këtë ndeshje ndodhi në minutën e 84-të.

Pas një sulmi të pasuksesshëm të Sociedadit, topi doli jashtë dhe Kepa duhej ta kthente në lojë, por tentoi të vononte, ndërkohë që ndihmës arbitri bëri një veprim krejtësisht të papritur.

Ai vrapoi në fushë dhe për të mos vonuar ia kaloi topin Kepas dhe kjo shkaktoi revoltën e tifozëve të Realit. Ata derdhën një breshëri ofendimesh dhe fishkëllimash ndaj ndihmës arbitrit, i cili dukej se thjesht po bënte detyrën. 

Disa media spanjolle shkruajnë se është futur një rregull i ri për të parandaluar vonesat e panevojshme nga portierët kur ekipi i tyre është në epërsi. Ndihmësi i gjyqtarit ka të drejtë ta përshpejtojë atë dhe t’ia kalojë topin portierit në mënyrë që ai ta kthejë atë në lojë sa më shpejt të jetë e mundur. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online