Një interesim i jashtëzakonshëm është për të parë Shqipërinë e suksesshme të Silvinjos. Kjo duket qartë edhe nga shitja e biletave, jo vetëm nga atmosfera që krijohet në ndeshjet e kuqezinjëve.
Vetëm katër orë janë kërkuar dhe në faqen zyrtare të shitjes së biletave vëmë re se kemi të bëjmë me një “Sold Out”. Pas e mbushëm stadiumin kundër Moldavisë dhe Polonisë, duket se të njëjtin fat do të ketë edhe Çekia. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/