Shqipëria do të luajë sot një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e saj. Në orë 20:45, kuqezinjtë do të zbresin në fushën e “Air Albania”-s për t’u përballur me Poloninë. Një fitore sot e dërgon Kombëtaren një hap larg Kampionatit Europian Gjermani 2024.
Silvinjo ka zgjedhur 11 lojtarët që do të hedhë në fushë nga minuta e parë. Trajneri brazilian nuk ndryshon shumë nga ndeshja e parë me Çekinë, megjithëse nuk kanë munguar as befasitë në rreshtim. Kështu, Berisha është ulur në stol për t’i lënë vendin Strakoshës, ndërsa Uzuni ka fituar balotazhin me Seferin./Sport Ekspres/