Italia nuk ka shkuar më larg se një barazim 1-1 kundër Maqedonisë së Veriut. Çiro Imobile kaloi axurrët në avantazh në minutën e 47, por goli i tij nuk mjaftoi për t’i dhënë fitoren skuadrës. Ishte një shqiptar ai që prishi mbrëmjen e kampionëve në fuqi të Europës.
Në minutën e 81-të, Enis Bardhi tregoi klasin e tij nga goditja e dënimit, duke shënuar një gol spektakolat. Shifrat shënuan 1-1 dhe mbetën të pandryshuara deri në vërshëllimën e trefishtë të arbitrit. Bardhi i heq kështu mundësinë e debutimit me fitore në krye të Italisë Luçiano Spaletit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
????? ??? ?? ???????? ???? pic.twitter.com/QJyipegRx9
— Stefan Daskalov (@StefanDaskalov5) September 9, 2023