A mund të jetë një rastësi fati? Kjo është pikëpyetja e madhe, mes punës së FSHF dhe Shqipërisë që kërkon të shkojë në Europian. Kur Kombëtarja jonë arriti në Francë, FSHF mori fitoren e madhe, atë 0-3 ndaj Serbisë në transfertë.
Pavarësisht se ishte e drejtë, Shqipëria pëson shumë herë padrejtësira për shkak të pozicionit ku ndodhet në Europë, duke ndarë vendet e fundit në të gjitha drejtime. Edhe këtë herë, pavarësisht se gjithmonë kritikohet, te Shqipëria e Silvinjos ka jo pak dorë edhe FSHF.
Veçanërisht në lojtarin kryesor, Nedim Bajrami. Ky i fundit është kthyer në heroin e Kombëtares me Silvinjos duke realizuar 3 gola në 4 takime dhe njëkohësisht duke shënuar atë supergol në Çeki.
Por më parë u hapën jo pak probleme për shkak se kishte luajtur 4 ndeshje me Zvicrën U-21 në moshën 21 vjeçare. Sipas rregullave që u mësuan fillimisht, kjo e penalizonte shumë këtë lojtar. Madje në një moment, u përfol se Bajrami nuk kishte të drejtë që të luante me Shqipërinë dhe në gjithë karrierën e tij, nuk do të kishte mundësinë për të provuar fushën e blertë duke përfaqësuar një Kombëtare. Ishte rasti i dytë në botë, që foli ndryshe.
Një histori filmi që do të tërheq shumë shikues nëse Shqipëria shkon në Europianin e Gjermanisë, veçanërisht nga Bajrami. Por FSHF arriti që ta fitonte betejën ligjore në CAS duke i dhënë mundësinë Nedimit që të mbajë veshur fanellën e Shqipërisë dhe ndoshta, që të fluturojmë së bashku me të, drejt Gjermanisë. /Sport Ekspres/