Silvinjo befason me rreshtimin/ Debuton Muja dhe ulet në stol Myrto Uzuni, Mitaj fiton fanellën e titullarit në krahë

Kualifikueset e Kampionatit Europian 2024 kanë hyrë në fazën më vendimtare. Shqipëria do të luajë sfidën e parë të këtij muaji në Pragë kundër Çekisë. Kuqezinjtë kërkojnë një rezultat pozitiv në këtë transfertë, në mënyrë që të mbajnë lart moralin për “finalen” me Poloninë, e cila do të zhvillohet në 10 shtator në “Air Albania”.

Silvinjo ka përpiluar në mendjen e tij 11-shen për këtë duel. Në portë pritet të jetë titular Etrit Berisha. Ky i fundit iu rikthye aksionit pas shumë kohe mungese dhe dha sinjale mjaft të mira në përballjen kundër Juventusit, ku priti edhe një penallti. Përpara tij në vijën e mbrojtjes do të qendrojnë Gjimshiti me Ismajlin, ndërsa surpriza pritet në krahë. Mitaj do të zërë vendin në anën e fashën e majtë të mbrojtjes, ndërsa në të djathtë do të vendoset Elseid Hysaj.

Ndërkohë në mesfushë pritet të rreshtohen nga minuta e parë Ramadani, Gjasulaj dhe Bajrami. Ramadani është lojtari më në formë i momentit te Shqipëria, ndërsa Gjasula avantazhohet nga shtatlartësia e tij, e cila do të jetë e domosdoshme për të përballuar centimetrat e çekëve.

Sa i përket sulmit, Cikalleshi do të prijë repartin e avancuar me përvojën e tij të madhe në Kombëtare. Sylvinjo do të befasojë me zgjedhjet e tij në sulm. Trajneri Brazilian do të ulë në stol Myrto Uzunin për t’i hapur vendin deutimit të Arbnor Mujës. Sakaq, në krahun tjetër titullar pritet të luajë gjetja e Silvinjos, Jasir Asani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Formacioni i mundshëm:

Berisha

Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Mitaj

Ramadani, Gjasula, Bajrami

Asani, Cikalleshi, Muja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online