Reagimet e rivalëve! Mediat çeke nuk njohin asnjë lojtarë të Shqipërisë përveç Laçit dhe e marrin si “miqësore” kundër nesh, Polonia vjen mes…frikës

Shqipëria do të përballet kundër Çekisë dhe Polonisë në ndeshjet e shtatorit. Reagimet e kundërshtarëve për ndeshjen kundër Kombëtares tonë janë të ndryshme. Nga ana e çekëve, kryesisht mediave dhe opinionit sportiv në atë vend, nënvlerësimi është i madh.

Madje edhe në rastin e opinioneve më “pesimiste”, thjesht Shqipëria do të bëj rezistencë të fortë, por në fund do të humbas me një gol kundër çekëve. Askush prej tyre nuk e mendon dot një barazim, për të mos folur për humbjen.

Gjithashtu thuajse asnjë prej gazetarëve çekë nuk i njeh lojtarët e Shqipërisë. Të gjithë përmendin vetëm emrin e Qazim Laçit, pasi është pjesë e Spartas së Pragës. I gjithë ky nënvlerësim vjen për faktin se Shqipëria ka mundur vetëm Moldavinë dhe Ishujt Faroe deri tani dhe kryesisht për faktin se Çekia fitoi kundër Polonisë në shtëpi, duke mos e futur në llogari Shqipërinë.

Shkrimet e mediave çeke për t’i prezantuar Shqipërinë lexuesve dhe tifozëve të Kombëtares së tyre janë të pakta, është shumë e vështirë për t’i gjetur, si të ishte një ndeshje miqësore dhe jo vendimtare për të përcaktuar kryesuesin e grupit. Nga krahu tjetër, polakët e kanë shumë seriozisht ndeshjen me Shqipërinë.

Portieri Shezni është grumbulluar i dëmtuar me Kombëtaren. Mjekët po e shohin ditë pas dite situatën e tij dhe trajnerin e ka marrë vetëm që të ketë mundësinë të luajë kundër Shqipërisë. Santos do të luajë stolin në përballjen e “Air Albania” dhe polakët kanë jo pak frikë nga ajo ndeshje, pasi një humbje në Shqipëri, do t’i linte pa Europian. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online