Skënder Gega ka bërë një analizë të ndeshjes mes Çekisë dhe Shqipërisë. Trajneri i njohur ka hedhur në fushë formacionin e tij ideal, në studion e Podkastit që drejton, “Soccer Talk Podkast”. Në intervistën e dhënë për “Supersport”, Gega e ka nisur nga porta me Etrit Berishën. Sa i përket mbrojtjes, nuk ka vend për shumë surpriza.
Në mesfushë janë Ramadani dhe Gjasula që vendosen si diga para mbrojtjes, në mënyrë që Kombëtarja të jetë gjithë kohën në ekuilbër dhe të mos kapet në befasi nga kundërshtari. Ndërkohë Asllani merr më shumë detyra krijuese përpara, duke i besuar fantazisë së lojtarit të Interit. Në sulm ka vend për treshen Asani-Cikalleshi-Uzuni. /Sport Ekspres/
Berisha
Balliu-Ismajli-Gjimshiti-Hysaj
Ramadani-Gjasula
Asllani
Asani-Cikalleshi-Uzuni