“A do ta njihnin Hysajn nëse babai i tij nuk do të punonte në ndërtim?”! Mediat çeke shkruajnë për historinë e lojtarit të Shqipërisë: E anashkaloi edhe Vllaznia…

Mediat në Çeki janë tërhequr nga historia e lojtarit të Shqipërisë, Elseid Hysaj. Indes.cz ka shkruar për mënyrën sesi mbrojtësi i Kombëtares i dogji etapat për t’iu bashkuar futbollit italian. Gjithçka fillon me babain e shkodranit, Gëzimin, që i hapi rrugën jo vetëm familjes për një të ardhmen më të mirë, por edhe ëndrrës së djalit të tij për t’u bërë futbollist i njohur.

“Gëzimi, që punonte në ndërtim, njëherë po restauronte shtëpinë e Marco Piccioli. Ky i fundit ishte menaxher. Një ditë teksa Gëzimi po punonte, e pyeti: “Zotëri, unë kam një djalë në Shkodër dhe ai e do shumë futbollin. A mund t’i gjesh një ekip?”.

Piccioli qeshi dhe i tha: “Eja pas katër ose pesë itesh, do të shohim, është i vogël”. Situata nuk dukej premtuese, Vllaznia e anashkaloi dhe babai trokiti sërish në derën e Picciolit: “Pra, nuk e ke ende diçka për djalin tim?”.

Menaxheri i organizoi një provë te Fiorentina, që nuk nënshkroi me të për shkak të dokumentave, është e vështirë që të firmosësh me një fëmijë nga një vend jashtë Bashkimit Europian. Megjithatë ëndrra e Hysajt u realizua te Empoli. Por a do ta njihte bota e futbollit këtë emër nëse babi i Hysaj nuk do të ishte takuar me menaxherin?”, pyet media çeke. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online