Ekskluzive/ “Në gjithë ato vite kishim vetëm një lojtar…Odise Roshi”! Shpëtim Duro tregon lojtarin që mund të kthehet në heroin e Shqipërisë: Sokol Cikalleshi!

Sport Ekspres ka zhvilluar një intervistë me trajnerin e njohur shqiptar, Shpëtim Duron. Pas suksesit të arritur në Europë me Strugën, këtë herë tekniku ka komentuar ndeshjet e Shqipërisë që do të jenë kundër Çekisë dhe Polonisë. Duro ka nënvizuar arritjet e trajnerit Silvinjo, ku shpreh edhe një të vërtetë të madhe. Në gjithë vitet e kaluara, Shqipëria ka pasur vetëm një lojtar me aftësi teknike dhe shpërthyese në krahë, Odise Roshin. Ndërsa tani janë të shumtë emrat që mund të bëjnë diferencën dhe të zgjidhin ndeshjen nga momenti në moment: “Jasir Asani, Ernest Muci, Myrto Uzuni, Arbnor Muja, Taulant Seferi, Anis Mehmeti”.

“Sigurisht që kur bëhet një listë përzgjedhje, të gjithë kanë një mendim ose kontestim. Por të themi të drejtën, të gjithë lojtarët që janë afruar te Kombëtarja e Shqipërisë e meritojnë. Janë me cilësi dhe luajnë rregullisht në ekipet e tyre. Mirlind Daku dhe Arbnor Muja? Po bëjnë shumë mirë në ekipet e tyre, janë dy goditje të rëndësishme që shtojnë konkurrencën në sulm. Duke pasur parasysh pozicion e tyre dhe rivalitetin që kanë, Muja mund të jetë në formacion. Është me cilësi, shumë i shpejtë, luan mirë si në repartin ofensiv dhe atë difensiv. Do të na bëj shumë mirë në Kombëtare. Sigurisht që edhe Daku është lojtar tipik zone që do të ketë minutat e tij në këto ndeshje.

Këtë herë ka konkurrencë në të gjithë repartet, është trajneri që do të ideojë formacionin. Për më tepër që ka edhe alternativë për të ndryshuar gjatë ndeshjes, me lojtarët nga stoli. Fillimi i punës së Silvinjos ishte shumë pozitiv. Trajneri duket me disa zgjedhje që ka bërë në ndeshjet e kaluara. Jasir Asani është meritë e tij. Asani aty ka qenë prej 4-5 vitesh në kampionatin shqiptar dhe asnjëherë nuk e kanë afruar. Ka debutuar një lojtar i ri si Mitaj, që luajti shumë mirë dhe është meritë e trajnerit.

Po ashtu Bajrami, që e shikonim në kohën e Rejës që i jepeshin vetëm 10 minuta. Ndërkohë Silvinjo i ka dhënë çelësat e mesfushës, duke u dalluar në ndeshjet e fundit. Bajrami luan shumë mirë ndërmjet linjave të mesfushës dhe sulmit. Ka afruar edhe lojtarë të ri me futbollistë që kanë cilësi si Mehmeti. Këto janë meritë e trajnerit, vuanim për lojtarë me aftësi teknike, ofensiv në krahë. Për shumë vite kemi pasur vetëm një lojtar të tillë, Odise Roshin, asnjë tjetër. Tani kemi shumë emra të tillë dhe kjo e zbukuron ekipin.

Ndeshja me Çekinë? Për mua do të ishte ideale që të dalim edhe barazim. Kundërshtari ka shumë përvojë, por nuk është e pamundur që ta befasosh. Kam besim se çdo gjë do të shkojë mirë për ne duke parë ambientin dhe kontingjentin që ne kemi. Unë mendoj se Sokol Cikalleshi do të jetë vendimtar në këto dy ndeshje, kam shumë besim te eksperienca e tij. Uzuni? Edhe kur nuk shënon, është shumë i nevojshëm për ekipin. Vrapon shumë dhe përshtatet në çdo skemë. Nëse edhe do të shënonte si në ekip, do të ishte fantastike”, tha Duro. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online