VIDEO/ Poloni, duhet të paguash për lotët e Amar Hasanit! Silvinjo duhet t’i tregojë “yjeve” të Shqipërisë këtë video rrënqethëse

Amar Hasani, a ju kujtohet? Shqipëria do të humbiste me shifrat 0-1 kundër Polonisë në Air Albania, në një ndeshje finale që vendoste shumë për fatet tona në Botërorin e Katarit. Pas asaj humbje, kuqezinjtë nuk kishin më shanse për të shpresuar një kualifikim më tej.

E gjithë tronditja e madhe kaloi të nesërmen e asaj mbrëmje, teksa në rrjetet sociale qarkulloi një video ku një fëmijë, Amar Hasani, qante dhe dëshpërohej pas humbjes së Shqipërisë.

Pas asaj skene të parë kuptuam se ndoshta i gjithë ky përjetim dëshpërimi është i tepërt, zemërthyes kur e sheh te fëmijët e vegjël. Nëse ka një video që Silvinjo duhet t’i tregojë “yjeve” të Shqipërisë para ndeshjes së radhës me Poloninë, në Air Albania, është pikërisht kjo. Polonia duhet të paguajë për lotët e derdhura nga Amar Hasani. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online