Një ndeshje me shumë emocione ishte ajo e Erzenit dhe Vllaznisë e mbyllur në shifrat 2-2. Miqtë kaluan menjëherë në avantazh me anë të Bekim Balajt, që lëshoi një predhë nga goditja e dënimit. Kundërpërgjigja erdhi me anë të Mihanës, që po nga goditja e dënimit, baraspeshoi gjithçka duke kaluar në kuotën e 3 golave të shënuara në dy ndeshje.
Agim Zeka i dha një tjetër goditje Vllaznisë në minutën e 60 ku shkarkoi të majtën e fuqishme. Bekim Balaj do të shënonte nga penalltia në minutën e 90 dhe vetëm tre minuta, Gomes i dha përmbysjen e çmendur Vllaznisë. Shkodranët festuan si të çmendur, por më vonë u kuptua se Gomes ishte në pozicion jashtë loje. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “MCN TV”:
Deliallisi: “Është rezultati më i drejtë ashtu si shkoi loja. Nuk ishim mirë në fillim më pas për 39 minuta e dominuam totalisht kundërshtarin pasi hymë me mendimin vetëm për të fituar. Deri në minutën e 60’ kur doli Mihana ishim mirë. Bëmë disa zëvëndësime të detyrueshme. Kahrimanovic kishte probleme 2 orë para ndeshjes. Jemi ekip që jemi bërë për 10 ditë, jam i kënaqur me djemtë. Zbatuan atë që iu kisha dhënë. Unë u kam kërkuar drejtuesve një sulmues, sot u ndje mungesa e tij në majë. Kundërshtari ka një si Balaj në sulm, tek ne po e mbulon Mihana që nuk është roli i tij. Ne jemi ekip me sakrifica dhe do ja dalim me këtë grup lojtarësh. Por mendoj se do të vij një sulmues pasi kam folur me drejtuesit.”