Erzeni-Vllaznia 2-2 Mihana 22′, Zeka 60’/ Balaj 7′, 90′ p
Një ndeshje me shumë emocione ishte ajo e Erzenit dhe Vllaznisë e mbyllur në shifrat 2-2. Miqtë kaluan menjëherë në avantazh me anë të Bekim Balajt, që lëshoi një predhë nga goditja e dënimit. Kundërpërgjigja erdhi me anë të Mihanës, që po nga goditja e dënimit, baraspeshoi gjithçka duke kaluar në kuotën e 3 golave të shënuara në dy ndeshje.
Agim Zeka i dha një tjetër goditje Vllaznisë në minutën e 60 ku shkarkoi të majtën e fuqishme. Bekim Balaj do të shënonte nga penalltia në minutën e 90 dhe vetëm tre minuta, Gomes i dha përmbysjen e çmendur Vllaznisë. Shkodranët festuan si të çmendur, por më vonë u kuptua se Gomes ishte në pozicion jashtë loje. /Sport Ekspres/
Erzeni- Xhika; Kacbufi – Rodrigo– Sadiki; Osmanllari – Alba – Maliqi – Peposhi; Meçja – Mihana – Zeka
Vllaznia- Qarri; Smajli – Cheshmedjiev – Stojanovic – Hakaj; Alivoda – Boshnjaku – Mala; Coba – Balaj – Gruda