Polonia ka publikuar listën e lojtarëve për dy ndeshje e muajit shtator, ato kundër Ishuje Faroe dhe Shqipërisë. Krychoëiak dhe Kamil Grosicki vazhdojnë që të mos jenë në planet e Santos, ndërsa i dëmtuar është Frankoëski. Për pjesën tjetër, nuk ka surpriza.
Ajo që mund të trembi Silvinjon është fakti që Santos luan stolin kundër Shqipërisë. Nëse humbet në Air Albania, do të shkarkohet menjëherë. Duke e ditur këtë situatë, Santos ka udhëtuar në Itali dhe në Spanjë për takur dy yjet kryesorë të Polonisë, Zielinski dhe Leëandoëski.
Santos kërkon që t’i ketë me vete dy lojtarët kryesorë të Polonisë, që të mos “e tradhtojnë” në këtë moment. Dihet se fuqia e Leëandoëski-t është më shumë sesa e një lojtari te Kombëtarja dhe për këtë arsye, trajneri ka shkuar në Spanjë për ta takuar para “finales” me Shqipërinë, ndërsa biseda ka qenë sekrete dhe asgjë nuk është bërë e ditur në media. /Sport Ekspres/