Nga Kukësi shkon te Tirana, bardheblutë vijnë me një ndryshim të ri në javën e dytë të Superiores

Tirana vjen me një ndryshim të ri në javën e dytë të Superiores. Nënkampionët njihen si një nga skuadrat “revolucionare” në imazh sa i përket ekipeve shqiptare. Te bardheblutë kujdesen shumë për pjesën e rrjeteve socialeve, mënyrës së komunikimit me tifozët dhe njëkohësisht për disa publikime ndryshe që vijnë në faqen zyrtare, që janë për t’u përgëzuar.

Kurimi duhet të jetë edhe në njoftimet për shtyp. Së fundmi te Tirana ka vend edhe për një ndryshim. Personi përgjegjës për marrëdhëniet me shtypin do të jetë Erjon Allaraj. Më parë ka qenë pjesë e Kukësit duke pasur të njëjtën pozitë, por tani fillon një aventurë të re në kryeqytet. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *