Te finalja e Romës shkoi me paterica, një thirrje për Marash Kumbullën: Duam të shohim në finalet e Shqipërisë!

Kur Roma do të përballej me Seviljën në finalen e Europa League, Marash Kumbulla udhëtoi me paterica drejt Budapestit. Ishte një shenjë për të treguar frymën e grupit, bashkimin dhe padyshim e gjitha kjo erdhi sipasojë e efektit Murinjo.

Kumbulla kishte vetëm tre javë që kishte dalë nga operacioni. Gjithashtu mbrojtësi shqiptar erdhi edhe në Tiranë, kur Roma do të përballej kundër Partizanit në “Air Albania”. Ajo që ne kërkojmë nga lojtari i Kombëtares, i cili është i dëmtuar dhe nuk mund të jetë pjesë e listës për ndeshjet e shtatorit, është kthimi në atdhe.

Këtë herë jo më me fanellën e Romës, por me të Shqipërisë. Ky do të ishte një mesazh i madh dhe do të tregonte frymën që po mbiztëron te Kombëtarja e drejtuar nga Silvinjo, për të inkurajuar lojtarët dhe për t’i motivuar ata, duke e bërë një sakrificë, pavarësisht se Marashi nuk do të luajë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *