VIDEO/ I moshuari te Chelsea ul në tokë Armando Brojën me një grusht, tifozët nisin me komentet: Prandaj dëmtohen lojtarët kaq shpesh…

Armando Broja po vazhdon me stërvitjen dhe përgatitjen te Chelsea. Sulmuesi shqiptar pritet që të kthehet në fushë në ndeshjen e radhës të londinezëve. Në ekip ka shpesh momente të skenave komike.

Një e tillë ishte edhe ajo e Armando Brojës me një pjesëtar të stafit të Chelsea, që ishte jo pak i madh në moshë. E teksa gjuajtja me grusht e Brojës ishte e lehtë, nga ana tjetër ka ardhur një goditje e fuqishme që e ka ulur sulmuesin shqiptar në tokë.

Armando ka qeshur dhe njëkohësisht ka ndierë dhimbjet e asaj goditje. Nga krahu tjetër, tifozët e Chelsea shkruan mes batutës se tani e kuptuan arsyen e vërtet të dëmtimeve të shpeshta që ndodhin te londinezët. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *