Daniel Hysaj nis tashmë një kapitull të ri në karrierën e tij. Mbrojtësi 19-vjeçar ka vendosur të provojë veten në futbollin profesionist. Lojtari, i cili është edhe kushëriri i kapitenit të Kombëtares, Elseid Hysajt, ishte pjesë e moshave të Napolit, por këtë sezon dëshiron të luajë në futbollin e vërtetë, atë të të rriturve.
Daniel Hysaj është transferuar në radhët e Tarantos në Serinë C. Formula e transferimit është ajo e huazimit për një sezon. Zyrtarizimi ka ardhur nga vetë klubi Taranto përmes kanaleve zyrtare në rrjetet sociale./Sport Ekspres/