Dumfur, Rashica, Lico/ Skënderbeu krijon ekipin surprizë për Superioren, Ivan Gvozdenoviç…një ZOTËRI!

Skënderbeu e nisi Superioren me marsh të pestë. Korçarët arritën që të fitonin me shifrat 0-1 ndaj Egnatias në transfertë dhe duke ditur ambiciet e ekipit nga Rrogozhina, vlen më shumë se tre pikë.

Pavarësisht se nuk u krijua loja më e bukur dhe në pjesën më të madhe qëndron në mbrojtje, te Skënderbeu treguan “urinë” për Superioren, u kishte munguar shumë. Lojtarët dinin sesi të vuanin dhe të bënin qëndresën heroike, për të mos pësuar gol.

Fati i erdhi në disa raste në ndihmë, por padyshim që fati shkoi këtë herë me ekipin që e dëshiroi më shumë fitoren. Egnatia e kishte nënvlerësuar ndjeshëm këtë takim pasi erdhi nga një përballje luksi me Interin, ku për pak sa nuk arriti rezultatin historik.

Gjithashtu për t’u vlerësuar te Skënderbeu ishte edhe kundërsulmi i shpejtë, ku në fushë u dalluan lojtarë si Rashica, Dumfur, Lico apo autori i golit, Yuri. Vërtet interesant është fakti që në këtë skuadër ka shumë lojtarë të rinj dhe me pak eksperiencë në Superiore, në mos aspekt, por që janë të shkrirë në grup.

I fundit, por jo nga rëndësia, është trajneri Ivan Gozdenovic. Sikur të gjithë trajnerët të ishin si Ivan, situata do të ishte ndryshe. Buzëqeshja dhe qetësia e karakterizon gjithmonë, është e pamundur që ta gjesh në një moment të dalë nga vetja. Gjithmonë i shtrin dorën kundërshtarit dhe i jep merita, si në fitore apo edhe në humbje. Pa harruar edhe vlerat e mëdha duke i rritur oreksin një Skënderbeu që në ndeshjen e djeshme dukej sikur t’i ishte hequr edhe dënimi i Europës, me lojtarët që kërkonin rikthimin…si dikur. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *