“Nuk jemi më ai ekipi që luan për trofe”, Hallaçi gjen kënaqësi edhe pas humbjes: Kemi bërë diçka të mirë gjatë këtyre muajve

Sezoni i ri i “Abissnet Superiore”-s ka nisur me festë për Vllazninë. Kuqeblutë kanë mposhtur me rezultatin e pastër 3-1 Kukësin në “Loro Boriçi”. Pas përfundimit të takimit, trajnerët e dy ekipeve përkatëse kanë dhënë intervistat e tyre për emisionin “Skaner Superiore” në “MCN TV”, ku kanë treguar përshtypjet e para pas ndeshjes.

Hallaçi (Kukësi): “Duke ditur që në skuadër janë afruar shumë lojtarë, jemi munduar të rregullojmë skuadrën. Kemi bërë diçka të mirë gjatë këtyre muajve. Kemi marrë lojtarë nga jashtë, që nuk kanë një CV të pasur, por sot kanë treguar vlera. Janë disa lojtarë që kanë bindur. Jam i kënaqur deri diku me pjesën e skuadrës. Duhet të bëjnë kujdes të gjithë lojtarët. Humbëm edhe ne raste, por edhe Vllaznia na vuri pak në vështirësi, sepse krijoi raste. Krijuam lojë, patëm raste dhe goditëm portën. Nuk jemi më skuadra që kërkojmë titullin kampion. Jemi të kujdesshëm, kemi folur me drejtuesit. Objektivat do t’i shohim gjatë rrugës, por kreu është i vështirë. Nuk jemi më ajo skuadra për trofe. Do të synojmë nga Kupa dhe të marrim më të mirën nga kampionati. Të qendrojmë mes më të mirëve”.

Memelli (Vllaznia): “Duke qenë se është ndeshja e parë, ky trepikësh rrit moralin e skuadrës. Vijmë pas ndeshjeve miqësore, por kampionati ka ritëm tjetër. Ju e patë çfarë ndodhi sot në Rrogozhinë, Egnatia favorite u mund nga Skënderbeu. Sot kemi bërë vetëm detyrën. Por nuk jam i kënaqur me 30 metrat e fundit. Ajo që më mërziti sot është dalja e Juriçit. Do punojmë shumë në drejtimin mbrojtës. Skuadra e Kukësit me një ardhje na shënoi. Për mua si trajner kanë shumë rëndësi të dyja fazat. Ajo që i kam thënë lojtarëve është që ky kampionat do të shkojë deri në 100 minuta”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *