Sezoni i ri i “Abissnet Superiore”-s ka nisur me festë për Vllazninë. Kuqeblutë kanë mposhtur me rezultatin e pastër 3-1 Kukësin në “Loro Boriçi”. Pas përfundimit të takimit, trajnerët e dy ekipeve përkatëse kanë dhënë intervistat e tyre për emisionin “Skaner Superiore” në “MCN TV”, ku kanë treguar përshtypjet e para pas ndeshjes.
Memelli (Vllaznia): “Duke qenë se është ndeshja e parë, ky trepikësh rrit moralin e skuadrës. Vijmë pas ndeshjeve miqësore, por kampionati ka ritëm tjetër. Ju e patë çfarë ndodhi sot në Rrogozhinë, Egnatia favorite u mund nga Skënderbeu. Sot kemi bërë vetëm detyrën. Por nuk jam i kënaqur me 30 metrat e fundit. Ajo që më mërziti sot është dalja e Juriçit. Do punojmë shumë në drejtimin mbrojtës. Skuadra e Kukësit me një ardhje na shënoi. Për mua si trajner kanë shumë rëndësi të dyja fazat. Ajo që i kam thënë lojtarëve është që ky kampionat do të shkojë deri në 100 minuta”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/