VIDEO/ Goli i Myrto Uzunit ishte vendimtar për fitoren e parë të Granadës në La Liga, Muriqi mban peshën e humbjes për Majorkën

Granada ka marrë sot fitoren e parë në sezonin e ri të La Ligas. Bardhekuqtë kanë mposhtur me rezultatin 3-2 Majorkën. Vendimtar në këtë fitore ishte edhe Myrto Uzuni, i cili festoi sot golin e parë në elitën e Spanjës. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare shënoi golin e tretë të Granadës në minutën e 70 nga pika e bardhë e penalltisë.

Festë për Uzunin, por në krahun tjetër ka zhgënjim për Vedat Muriqin. Sulmuesi nga Prizreni mban peshën e humbjes te Majorka. “Pirati” gaboi nga 11 metrat në pjesën e parë të takimit, kur goditi shtyllën dhe nuk mundi ta dërgonte topin në rrjetë. Ndoshta ai gol mund t’i kishte dhënë një rrjedhë tjetër takimit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *