“Grabitja e shekullit vjen në MLS”! Klubi ngre me 1000% çmimin e biletave, nga 46 dollarë në 485 dollarë për të parë…debutimin e Lionel Mesi

Që kur u prezantua zyrtarisht te Inter Miami, Lionel Messi është bërë ylli kryesor i futbollit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe do të mbetet i tillë derisa të vendosë të largohet nga skuadra nga Florida. Megjithatë, të shumtë janë duke u përpjekur të përfitojnë nga kjo dhe të fitojnë para shtesë në emrin e tij. Në Nju Jork përgatitën për tifozët “grabitjen e shekullit”, siç u cilësua nga media të shumta botërore.

Edhe pse Messi ka luajtur tashmë shumë ndeshje për Interin, ai do të bëjë debutimin e tij në MLS nesër, më 27 gusht 2023. Interi do të ndeshet në transfertë kundër Neë York Red Bulls dhe skuadra nga qyteti më i populluar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka indinjuar publikun sportiv dhe të gjithë ata që planifikonin të vinin në këtë ndeshje.

Drejtuesit e këtij klubi me ardhjen e Messit panë një mundësi të madhe për të fituar para, kështu që i ngritën çmimet e biletave për gati një mijë për qind. Biletat kushtonin normalisht 46 dollarë, por për të parë debutimin e Mesit, tifozët duhet të paguajnë të paktën 485 dollarë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *