Skënderbeu është kthyer në Superiore duke marrë një fitore të madhe në transfertë. Korçarët arritën që të fitonin ndaj Egnatias me shifrat 0-1, një ekip që pretendon titullin kampion pas atij suksesi në sezonin e shkuar.
Ndeshja nisi e barabartë dhe e qetë, ku të dyja ekipet ishin të kujdesshme dhe tentonin të rrezikonin në portën kundërshtare. Dëamena shpërdoroi mundësinë më të pastër në fillim të ndeshjes, ndërsa Skënderbeu rriti disi ritmin. Pjesa e parë u mbyll me Egnatian që “u zgjua” në minutat e fundit.
Me nisjen e pjesës së dytë, vendasit po kontrollonin sërish ndeshjen. Megjithatë goli i parë u shënua nga Yuri që insistoi deri në gjetjen e rrjetës. Skënderbeu u zgjua pas golit të parë, ndërsa Egnatia e shtoi ritmin ndjeshëm në minutat e fundit. Në disa momente edhe fati ishte me korçarët që marrin kështu tre pikëshin e parë. /Sport Ekspres/
Egnatia: Sherri, Musta, Janku, Malota, Memolla, Lila, Zejnullai, Ahmetaj, Fernando, Kasa, Dëamena
Skënderbeu: Alia, Ramos, Prençi, Frashëri, Shaqe, Rabiu, Pecani, Nikaj, Dumfur, Liço, Rashica