Italia është vendi më i keq për të rritur talente, ylli i Shqipërisë U-21 mund të largohet nga Serie A

Italia është vendi më i keq për të rritur talente. Është thuajse e pamundur që të shohësh një ekip të Serisë A që i jep besim lojtarëve të akademisë. Kjo nuk ndodh as në ekipet elitare dhe as në ato të dorës së dytë.

Medon Berisha ka shkëlqyer me të rinjtë e Lecce në sezonin e shkuar dhe iu bashkua ekipit të parë, që është pjesë e Serisë A. Por mesfushori 19-vjeçar nuk luajti asnjë minutë kundër Lacios dhe duket se nuk do ta ketë të gjatë te Lecce.

Sipas mediave italiane është Lecco që e kërkon me ngulm këtë futbollist. Kjo skuadër vjen pas një sezoni të suksesshëm në Serinë C dhe tani është pjesë e Serisë B. Drejtuesit e klubit e pëlqejnë Berishën dhe i kanë garantuar vendin e titullarit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *