Interi e ka nisur me fitore kampionatin Primavera. Zikltrit e vegjël kanë mposhtur me shifrat 2-0 bashkëmoshatarët e Empolit. Kristjan Asllani nuk e ka harruar vendin që e rriti dhe e bëri futbollistin që është sot.
Mesfushori shqiptar ka qenë tifozi i veçantë në tribunë, së bashku me Dimarkon. Të dy tashmë janë pjesë e Interit, por Asllani është një prodhim akademisë së Empolit, ndërsa në krahun tjetër, Dimarko është një prodhim i akademisë së Interit./Sport Ekspres/