Dinamo ka prezantuar sot projektin e ri të klubit. Emri tashmë është ndryshuar në Dinamo City, ndërsa ndryshime ka pasur edhe në logo. Gjithashtu, presidenti Bardhi ka prezantuar sponsorin e ri, tre aksionerët e rinj të klubit, trajnerin Di Biagio dhe drejtorin sportiv Faris Hakic.
“Dinamo nisi sot një faqe të re në historinë e saj. Në ambientet e hotelit “Villa Pascucci” u zhvillua prezantimi i parë publik i stemës dhe fanellave të reja, nën emrin FC Dinamo City.
Gjatë ceremonisë së sotme përpara gazetarëve, presidenti z.Adrian Bardhi prezantoi sponsorin gjeneral i cili do të jetë i stampuar në pjesën e përparme të fanellës, “Durrës Yachts & Marine” si dhe 3 aksionerët e rinj të klubit të cilët janë z.Edmond Shahini, z.Genc Mataj dhe z.Ergys Agasi.
Përpara medieve u prezantuan ditën e sotme për herë të parë edhe trajneri i ri Luigi Di Biagio bashkë me drejtorin sportiv Haris Fakic. Të dielën ju presim në stadium. Forca Dinamo”, ka njoftuar klubi Dinamo në faqen zyrtare në “Facebook”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/