“Ndeshje që të gënjen, nuk ka rëndësi të dalësh 50 herë para portës”! Tahiri: Partizani mund ta eleminojë Astanën

Partizani ka humbur me shifrat 1-0 në transfertë kundër Astanës. Goli i Loncar në minutën e 41 do të vendoste edhe fitoren e kazakëve. Por në këtë ndeshje ishin kampionët e Shqipërisë që u larguan më të lumtur. Jo pak, por tre ishte VAR që ndërhyri për të anuluar golat e Astanës që në pozicione jashtë loje milimtrike, nuk arritën dot që të fitonin bindshëm. Pa harruar këtu shumë ndërhyrje shpëtimtare të Qirkos dhe konkretizimeve jo të duhura të Astanës.

Një ndeshje që duhej të mbyllej me rezultat të thellë në favor të Astanës, por për fat të mirë, kazakët fituan vetëm 1-0 dhe gjithçka lihet e hapur për ndeshjen e kthimit, nëse Partizani do të ketë fytyrë tjetër. Menjëherë pas ndeshjes, i ftuar në “Skaner”, Ermal Tahiri është shprehur se të kuqtë mund ta eliminojnë Astanën.

“Kjo ishte një ndeshje që të gënjen. Duket sikur Astana ka dominuar dhe ne nuk kishim asnjë shpresë, por më shumë ia kemi lënë ne terrenin. Pjesa e dytë ishte shumë e mirë e Partizanit. Nuk ka rëndësi të dalësh 50 herë, por 3 herë dhe të shënosh. Partizani kishte mundësi dalje, taktikë dalje në pjesën e dytë, që në pjesën e parë nuk e pamë fare. Partizani mund të fitojë këtu në ndeshjen e dytë”, tha Tahiri. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *