Mohun Bagani ka siguruar sot kualifikimin për në fazën e grupeve të AFC Cup. Klubi indian ka eliminuar Abahani Limited-in në “play off”. Ndeshja përfundoi me rezultatin e 3-1, ku protagonist ka qenë edhe Armando Sadiku.
Sulmuesi shqiptar ka ndihmuar skuadrën për të mbërritur në grupet e kompeticionit, teksa ka shënuar golin e tretë për Mohun Baganin. Sadiku e ka dërguar topin mes këmbëve të portierit kundërshtar, duke vulosur kualifikimine klubit të njohur indian./Halit Delibashi-Sporr Ekspres/