Një prej portierëve që mund të luajë me Shqipërinë në të ardhmen është edhe Diant Ramaj. Pas një eksperiencë si portieri i dytë i Frankfurtit, 21-vjeçari zgjodhi që të transferohej te Ajax për 4 milionë euro.
Vlerësimet janë të mëdha në Holandë, aq sa drejtori i Ajax, Sven Mislintat, e ka krahasuar Ramajn me Ter Stegen. “Unë mendoj se Diant Ramaj ka të njëjtin potencial si Marc Andre Ter Stegen. Mund të luajë futboll shumë mirë me të dyja këmbët. Është i fortë në situatat një kundër një, ka shumë guxim në dalje dhe e lexon mirë ndeshjen.
Është investim për të ardhmen dhe vlen çdo euro që i kemi dërguar Frankfurtit”, tha Mislintat. Sa i përket Kombëtares, Ramaj ka luajtur vetëm me moshat e Gjermanisë dhe nuk do të ishte çudi nëse do t’i mbërrinte një ftesë nga Silvinjo. /Sport Ekspres/