Rei Manaj i kthehet futbollit të luajtur pas një pushimi të gjatë. Sulmuesi u largua nga Watfordi që në fillimin e shkurtit, por priti gjatë për ekipin e ri.
Pak minuta më parë është zyrtarizuar kalimi i tij te Sivaspori. Kjo skuadër ndodhet në elitën e Turqisë dhe i ka ofruar Manajt një kontratë 3-vjeçare. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/