Leçe përmbysi Lacion mbrëmjen e sotme, duke marrë një fitore mjaf të rëndësishme. Verdhekuqtë fituan me shifrat 2-1 dhe morën tre pikë e para të sezonit të ri të Serisë A. Titullar në kampin e Leçes ishte edhe Ramadani, i cili ka marr vlerësim të lartë për paraqitjen e kryer në fushë.
“Ndikimi me Serinë A është një nga më të rëndësishmit: lufton, vrapon dhe imponon, pa e përçmuar as hyrjen në zonë. Një nga aksionet më të mira për Leçen ndodhi nga këmbët e tij”, shkruhet në vlerësimin e “Tuttomercatoweb”-it për Ramadanin. Ky i fundit është vlerësuar me notën 6,5./Halit Delibashi-Sport Ekspres/