Juventusi ka shfaqur një fytyrë krejtësisht ndryshe nga një sezon më parë. Bardhezinjtë kanë shkëlqyer në ndeshjen e parë të edicionit të ri të Serisë A. “Zonja e Vjetër” mposhti me rezultatin e thellë 0-3 Udinezen, në një ndeshje që u përcaktua që në pjesën e parë të saj.
Kieza zhbllokoi shifrat që në minutën e dytë të takimit, ndërsa 18 minuta më vonë Vlahoviçi dyfishoi rezultatin nga pika e bardhë e penalltisë. Kur po luheshin sekondat e fundit të shtesës së pjesës së parë Rabio vulosi shifrat në 0-3. Vlahoviçi gjeti përsëri rrugën e rrjetës në minutën e 79, por këtë herë goli u konsiderua i parregullt. Juventusi merr tre pikët e para në kampionat dhe tregon se do të luftojë për t’i shkuar deri në fund objektivave të klubit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
?| GOAL: Vlahovic scores the penalty 2-0 Juventus #UdineseJuve pic.twitter.com/Ge2hC67ehO
— Jamie Carragher (Parody) (@Carra234) August 20, 2023