Sasuolo e ka nisur me humbje sezonin e ri në Serinë A. Skuadra italiane është mposhtur me shifrat 0-2 në shtëpi nga Atalanta. Titullar nga minuta e parë në këtë sfidë ishte edhe Nedim Bajrami, i cili nuk mundi të linte gjurmë për Sasuolon. “Tuttomercatoweb”-i e ka vlerësuar lojtarin shqiptar me notën 5, që ishte më e ulta në radhët e futbollistëve të Sasuolos.
“Lundron në vijën e parë, në pozicionin e tij të preferuar nuk gjen hapjen e duhur për pasimin e fundit apo zgjidhjen personale”, shkruan media e njohur italiane për paraqitjen e sotme të Nedim Bajramit kundër Atalantës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/