VIDEO/ Gjimshiti fiton duelin me Bajramin, dështimi i Milanit shndërrohet me Atalantën dhe i jep fitoren bergamaskëve

Atalanta e ka nisur me fitore sezonin e ri në Serie A. Bergamaskët kanë mposhtur Sasuolon me shifrat 0-3. Ndeshja qendroi në baraspeshë 0-0 deri në minutën e 83-të, kur De Ketelaere tundi rrjetën. Belgu dështoi në sezonin e shkuar në radhët e Milanit, por duket i shndërruar te Atalanta, ku e nisi rrugëtimin e tij me gol që në ndeshjen e parë.

Ndërkohë, në minutën e 93-të Zortea shuajti çdo shpresë të mbetur te Sasuolo, duke shënuar edhe golin e dytë të ndeshjes. Titullar në këtë përballje ishin edhe dy shqiptarë. Në njërin krah qendronte Bajrami me fanellën e Sasuolos, ndërsa në krahun tjetër qendronte Gjimshiti me fanellën e Atalantës. Në fund duelin e fitoi Berat Gjimshiti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *