Ylber Ramadani do të zbresë sërish nga minuta e parë në fushën e lojës. Mesfushori shqiptar ka “hipotekuar” vendin e titullarit te Leçe, me të cilët ka zhvilluar një takim miqësor dhe një ndeshje zyrtare në Kupën e Italisë. Ndërkohë sot Ramadani do të përjetojë për të parën herë në karrierë emocionet e Serisë A. Madje do ta bëjë diçka të tillë kundër një ekipi si Lacio.
Pjesë e ekipit të parë të Leçes mbrëmjen e sotme është edhe Medon Berisha. Lojtari i Kombëtares U21 do të jetë në stol në dispozicion të trajnerit. Ndërkohë në krahun tjetër elseid Hysaj do ta nisë nga stoli ndeshjen për bardheklatrit e Mauricio Sarrit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/