Në ditën e sotme kemi një derbi shqiptar në Serinë A. Sasuolo do të përballet kundër Atalantës dhe në fushë do të përballen dy lojtarët e Shqipërisë. Nga njëri krahë është Nedim Bajrami, mesfushori që po kalon super formë te Sasuolo.
Ndërkohë Berat Gjimshiti është gjithmonë titullar i padiskutueshëm te Atalanta. Mbrojtësi i Kombëtares e nis sërish nga minuta e parë me Gasperinin, ndërsa ka shkëlqyer edhe në ndeshjet miqësore. /Sport Ekspres/