Dinamo ka barazuar pa gola kundër Vllaznisë në Loro Borici. Pas barazimit 0-0 ishte trajneri i Dinamos, Luigi Di Biaggio, i cili ka folur në “Supersport”. Trajneri është shprehur se futbolli në Shqipëri ka disa ndryshime me atë në Itali.
“Jemi një ekip në ndërtim e sipër. Kemi vetëm 10 ditë që po stërvitemi. Djemtë po japin më të mirën e dita-ditës po kuptohemi mjaft mirë me njëri-tjetrin. Ndihem mirë këtu dhe po përpiqem që t’i jap skuadrës idetë e mia. Është një futboll ndryshe nga ai që jam mësuar, por çdo ditë po punojmë shumë për t’u përmirësuar.
Duhet të punojmë akoma dhe më shumë dhe objektivi do të jetë të jemi gjithmonë edhe më lart. Është herët për të folur për 2-3 vendet e para, pasi ka akoma shumë punë dhe projekti duhet parë në vazhdimësi.
Më kanë pëlqyer gjithmonë sfidat dhe kjo është një sfidë për mua. Ekipi po kthehet pjesë e “City Group” ndonëse nuk është bërë ende zyrtare dhe do të shihet në vazhdim”, u shpreh Luigi Di Biaggio. /Sport Ekspres/