VIDEO/ Stiven Shpendi ishte afër debutimit në Serinë A me gol nga gjysmëfushë, në Itali e vlerësojnë: Do të flitet për të, mjafton pak për ta njohur…

Stiven Shpendi ka debutuar në Serinë A me Empolin. Sulmuesi shqiptar u aktivizua në pjesën e dytë kundër Veronës, teksa miqtë fituan me shifrat 0-1. Shpendi ishte shumë afër debutimit me një super gol.

Pas një gabimi të portierit kundërshtar, sulmuesi i Shqipërisë U-21 lëshoi goditjen e menjëhershme thuajse nga gjysmëfusha dhe topi për pak sa nuk përfundoi në rrjetë. Ishte ndërhyrja vendimtare e portierit të Veronës që i mohoi golin e parë në debutim.

Vlerësimi nga “Tuttomercatoweb” ishte pozitiv për Shpendin që erdhi nga një super sezon te Cesena në Serinë C. “Mjafton një ndeshje për ta kuptuar. Shpejtësia dhe saktësia me të cilën goditi në portë nga mesfusha tregoi shumë. Është i vitit 2003 dhe duhet lënë që të rritet, sidomos fizikisht. Do të flitet për të”, shkruhet nga media italiane. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *