Arabia Saudite është toka e re e premtuar për të gjithë futbollistët. Shumë para për të përmirësuar imazhin duke sjellë emrat më të mëdhenj të futbollit europian. I fundit që i është bashkuar “tokës së premtuar” është Neymar me një kontratë të jashtëzakonshme dhe një sërë përfitimesh të pafundme.
Braziliani do të fitojë 160 milionë për dy vjet si pagë fikse plus një numër bonusesh që mund të mblidhen që nga dita e parë. Një ofertë monstruoze që nuk mund të përmbushet nga asnjë prej klubeve kryesore në Evropë.
Nga ana tjetër, legjenda Carlos Tevez i kupton plotësisht yjet e sotëm që vendosin të shkojnë në Arabinë Saudite. Në një moment të karrierës së tij, argjentinasi zgjodhi Kinën, thjesht për arsye ekonomike.
“Shumë njerëz më kritikuan që shkova në Kinë. Por ata vërtet nuk e dinë historinë time. Gjatë asaj faze të karrierës sime, fitova shumë para. Por e dini se çfarë bëra? I thashë agjentit tim se nuk më duheshin paratë, por doja vetëm të blija 15 shtëpi dhe të largoja familjen time nga Fuerte Apache.
Askush nuk e di, por unë po përpiqem të mbaj 15 familje, duke përfshirë vëllezërit, xhaxhallarët e mi etj. Dhe nëse filloni të numëroni, janë rreth 60 njerëz. Gjithçka që bëra ishte të sigurohesha që gjenerata e re e Tevez-it të kishte një jetë më të mirë, që ata të kishin një arsim të mirë dhe që të mos e kalonin atë që kalova unë”, tha Tevez. /Sport Ekspres/