Skema “djallëzore” e Chelsea, kështu i ndalon Shqipërisë edhe marrjen e Armando Brojës

Shqipëria duhet t’i llogaris ndeshjet e shtatorit pa Armando Brojën. Sipas të gjitha gjasave sulmuesi do të mungojë te Kombëtarja dhe e gjitha kjo falë…Chelsea!

Londinezët vuajnë për sulmues dhe shpresat e tyre mbeten te Armando Broja. Ekipi i Pochetino ka ndërtuar një “skemë djallëzore” për t’i ndaluar Shqipërisë marrjen e sulmuesit.

Koha e rikuperimit të Brojës po ngadalësohet, ndoshta edhe qëllimisht. Armando nuk do të jetë në stol as ndaj West Ham: “Është në fazën e fundit të rikuperimit”.

Londinezët kanë edhe një ndeshje të fundit ndaj Luton në 25 gusht përpara se të dalë lista.

Edhe sikur Broja të aktivizohej për pak minuta në atë takim, 5 minutat nuk do t’i jepnin ftesën e Kombëtares. E thënë më thjeshtë, Chelsea po sakrifikon kohën e kthimit të Brojës për të shpëtuar më të keqen, përsëritjen e dëmtimit në Kombëtare. Për më tepër Shqipëria do të luajë dy finale me Cekinë dhe Poloninë, rivalët nuk do të kursejnë asgjë. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *